Templates by BIGtheme NET

‘Gara në hapësirë’, Usain Bolt provon se është më i shpejti edhe në ajër (FOTO/VIDEO)

Njeriu më i shpejtë në botë për momentin, Usain Bolt, ka provuar se është po aq i shpejtë jo vetëm me këmbët e tij në tokë, por edhe në ajër. Po po, Bolt ka treguar aftësitë e tij gjatë një fluturimi tejet të veçantë e në kushte shumë të vështira: në hapësirë.

Tetë herë kampioni olimpik i tetë, mori pjesë në një fluturim zero-gravitet mbi Reims të Francës të mërkurën që kalooi, si pjesë e fushatës promovuese për prodhuesit e shampanjës Mumm, shkruan RT. Kompania ka projektuar një shishe të veçantë të adaptueshme në hapësirë, ​​për t’u përdorur nga turistët hapësinorë dhe astronautët.

Në aeroplan ‘Airbus A310’, i cili normalisht përdoret për kërkime shkencore, Bolt sfidoi gravitetin duke ecur në një distancë të shkurtër – dhe duke mundur dy rivalët e tij në garën e improvizuar.

“Unë isha shumë nervoz, por sa më shpejt që dikush lëvizte unë thoja: ‘Oh Zot tim, çfarë po ndodh?’. Por pas të tretit unë mendova “Kjo është çmenduri!”!, tha Bolt për eksperiencën e tij në hapësirë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto