Templates by BIGtheme NET

Incident në koncertin e Dua Lipës, fanset përleshen me policinë, këngëtarja shpërthen në lot në skenë (VIDEO)

Një incident është shënuar në koncertin e Dua Lipës në Shangai. Në rreshtin e parë ndodheshin një grup vajzash, të cilat janë përleshur me policinë që tentoi t’i nxirrte jashtë.

Mësohet se shkak i përleshjes është bërë fakti që vajzat kishin sjellë në koncert flamuj të komunitetit LGBT, por shfaqjet e këtij lloji në Kinë konsiderohen të paligjshme. Kështu policia ka tentuar të ndalojë vajzat.

Dua e cila po këndonte ‘One Kiss’ e ka ndërprerë këngën sapo ka nisur përleshja e më pas shihet në skenë me lot në sy. Pavarësisht incidentit, Dua u mundua që të rikthente atmosferën në skenë ndërsa pas koncertit shkoi një postim ku shprehu mbështetjen për fansat.

 “Nata e djeshme ishte e gjitha kushtuar fansave të mi. Një koncert i premtuar më parë. Do të qëndroj pranë jush gjithnjë dhe jam krenarë që patët guximin të tregonit krenarinë tuaj në koncertin tim. Gjithë çka bëtë kërkon guxim të madh. Kam dashur gjithnjë që muzika ime të transmetonte fuqi, shpresë dhe bashkim. U tmerrova nga ngjarja që ndodhi, gjithë fansat e përfshirë kanë mbështetjen time.”, shkruan Dua.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto