Templates by BIGtheme NET

Meta takon kryebashkiakun e Napolit: Forcim raportesh, miqësia jonë daton që prej kohës së Skënderbeut

Presidenti Meta zhvilloi sot një vizitë në Napoli të Italisë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë, Lugi de Magistris.

Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Bashkisë së Napolit, Meta theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Napolit dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën ekonomike, turizmit dhe të kulturës.

Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu lidhjet e forta të miqësisë në shekuj mes Napolit dhe popullit shqiptar, një miqësi që siç u shpreh, daton që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Presidenti Meta e ftoi Kryetarin e Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, ftesa e cila u mirëprit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto