Templates by BIGtheme NET

NJË INFORMACION I BUKUR

Nga Aurel Plasari

Kur kompleksin e ndërtesave në të cilat funksionojnë sot dy teatrot kombëtarë e kam vlerësuar si një monument shumëfish historik, – të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologjisë, të historisë politike të shtetit shqiptar, – as kam mundur t’i përmend të gjitha dhe as i kam ditur të gjitha. Mirëpo njeriu mëson.

Tani mësoj që e para konferencë shkencore në mjedisin shqiptar kushtuar figurës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, është shënuar – ku tjetër? – pikërisht në atë ndërtesë në vitin 1949. Ka qenë një ligjëratë e organizuar dhe e mbajtur nga ish-drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aleks Buda: “Figura e Gjergj Kastriotit në historinë e popullit shqiptar”. Ajo sot mund të lexohet e plotë në përmbledhjen e tij “Studime për Skënderbeun”, të sapobotuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, ku shërbej edhe vetë.

A kam pasur apo jo të drejtë kur kam thënë se si vallë ai kompleks e mban përmbi vete kaq histori me një peshë të tillë? Dhe ja se ku kazma kundër atij kompleksi shumëfish historik është ngritur pikërisht kur agjitpropi politik shfren zellin e “Vitit të Skënderbeut”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto