Templates by BIGtheme NET

Shpërthen linja e gazit, marrin flakë banesat në Boston, një i vdekur e dhjetëra të plagosur (FOTO/VIDEO)

Të paktën 70 ndërtesa në veri të Bostonit, Massachusetts, janë përfshirë nga flakë pas shpërthimit të një linje gazi.

Autoritetet po evakuojnë banorët nga zonat e përfshira nga zjarri si Lawrence, Andover dhe North Andover, shkruan RT.

Mediat flasin për një person të vdekur. Leonel Rondon, 18 vjeç, u shpall i vdekur në spitalin ‘Massachusetts General’. Një oxhak që kishte shpërthyer nga një banesë duke fluturuar në ajër, ishte ulur mbi makinën e tij.

Sipas autoriteteve dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të flakëve, ndërsa është urdhëruar evakuimi i banorëve që jetojnë në komunitetet e lartpërmendura.

Vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Lawrence janë shtruar 10 persona, ku një nga pacientët ndodhet në gjendje kritike për jetën. Një pacient u transferua në një spital tjetër për trajtim.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto