Templates by BIGtheme NET

Eliza Dushku publikon fotot e dasmës që e mbajti të fshehtë

Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku ka publikuar fotot nga dasma që e mbajti të fshehtë për publikun.

Aktorja Dushku në faqen e saj të instagramit ka ndarë me fansat fotot nga dasma të zhvilluar në muajin gusht.

Aktroja e njohur është celebruar me  miliarderin Peter Palandjan. Të gjithë pritën një dasmë të madhe dhe luksoze por ceremonia ishte e fshehtë dhe shumë e thjeshtë.  Por, pa shumë zhurmë dhe në një ceremoni modeste, çifti kurorëzuan dashurinë pas gati dy vitesh lidhje.

Palandjan është një biznesmen multi-miliarder i cili merret me patundshmëri. Vetëm një prej kompanive të tij, Intercontinental Real Estate Corporation ka vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto