Templates by BIGtheme NET

Nis faza e dytë e aplikimeve në universitet: Nëse zgjedh një degë më të mirë duhet të ç’rregjistrohesh nga raundi i parë

Ditën e sotme ka filluar raundi i dytë i aplikimeve për në universitete për maturantët dhe në këtë fazë të gjithë aplikantët që dëshirojnë të zgjedhin një degë  ndryshe nga faza e parë duhet që të ç’rregjistrohen nga zgjedhja e parë.

Arjan Xhelaj, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), shprehet për Top Channel: “Nga totali prej 16 mijë studentëve të regjistruar në raundin e parë, kemi 270 studentë që janë çregjistruar me dëshirën e tyre, 50 kanë qenë në universitete private, pjesa tjetër në publik”.

Pas raundit të parë, siç parashikohet edhe në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, maturantët kanë një mundësi të dytë për të qenë fitues: “Procesi i aplikimit ka filluar më datë 15 shtator dhe do të përfundojë më datë 20 shtator. Mund të aplikohet nga të gjitha qytetet njësoj, pa kalendar, më datë 27 shtator dalin rezultatet dhe fillon automatikisht regjistrimi dhe përfundon rreth datës 6 tetor”.

Po cilët janë ata që kanë të drejtë të aplikojnë në këtë raund të dytë, me 5 faza, 48 orëshe?

“Maturantët që kanë mbaruar me sukses Maturën Shtetërore në provimet e vjeshtës kanë të drejtë të shkarkojnë faturën. Pasi mbyllet konfirmimi, kanë të drejtë të aplikojnë përmes formularit A3. Janë akoma dhe 20 mijë kuota ku pritet të regjistrohen 10 mijë kandidatë”, shpjegon Xhelaj.

Mundësia e fundit është raundi i tretë, ai që do të mbyllë procesin e maturës për këtë vit. 48 orë kohë për regjistrimin e maturantëve, që nuk janë shpallur fitues as në raundin e parë, as në të dytin.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto