Templates by BIGtheme NET

Papa Françesku: Ndryshoni, nuk mund të jeni edhe të besoni në Zot edhe të jeni mafiozë

Papa Françesku gjatë një fjalimi në Palermo, Papa Françesku ka folur për mafien. Në një event të zhvilluar në nder të priftit Puglisi që u vra në 1993 nga Cosa Nostra,

Ati i Shenjtë ka dhënë mesazhin se nuk mund të besosh në zot dhe të jesh mafioz duke i bërë thirrje të gjithë mafiozëve për të ndryshuar.

Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafia. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën emrin e Zotit që është dashuria. Nëse kërcënimi mafioz është “Do të ma paguash” atëherë lutja kristiane është “ Zot më ndihmo të dua. Prandaj u them mafiozëve: ndryshoni. Ndaloni së menduari vetëm për vete dhe paratë, besoni, në të kundërt jeta juaj do të humbasë dhe do të jetë humbja më e madhe”.

Të shohim brenda vetes. Sa më shumë të kesh aq më shumë do dhe kjo është një varësi e keqe.

Kush do, nga ana tjetër rigjen veten dhe zbulon se sa bukur është të ndihmosh, të gjesh gëzimin brenda vetes dhe të buzëqeshësh jashtë”.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto