Templates by BIGtheme NET

Roma ndalet nga Kievo, merr vetëm një pikë

Roma nuk arrin dot të rikthehet te fitorja në kampionatin italian të futbollit.

Në “Olimpico”, skuadra verdhekuqe u përball me Kievon, me të cilën barazoi 2-2 duke çuar dëm avantazhin e dyfishtë të regjistruar në pjesën e parë.

El Shaarawi në minutën e 10 dhe Cristante në të 30 ishin autorët e golave për Romën, që u duk se e kishte fitoren në dorë, por në 45 minutat e dyta situata ndryshoi krejtësisht, me Kievon që shkurtoi diferencën e golave me Birsën, për të barazuar në 2-2 me Stepinskin.

Pas kësaj ndeshjeje, Roma shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Kievo, që u penalizua me heqjen e 3 pikëve, shkon në -1 pikë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto