Templates by BIGtheme NET

Goditi kundërshtarin me bërryl në kokë dhe e pështyu, Costa kërkon falje

Douglas Costa ka kërkuar falje pas incidentit me Federico Di Francescon në fitoren e Juves 2-1 ndaj Sassuolos.

Costa u ka kërkuar falje publikisht tifozëve të Juventusit dhe bashkëlojtarëve të vet, duke pranuar se gjesti që bëri ndaj Francescos ishte i shëmtuar.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë. Po ashtu, u kërkoj falje bashkëlojtarëve, të cilët i kam gjithmonë përkrah, në kohë të mira dhe këqija. Ishte gjë e shëmtuar, jam i vetëdijshëm për këtë dhe ju kërkoj falje të gjithëve”, shkroi Costa në Instagram.

Ndeshja Juventus-Sassuolo do të mbahet mend për golat e parë të Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi, por edhe për minutën e çmendurisë së Douglas Costa.

Futbollisti brazilian i Juventusit realizoi një ndërhyrje të rëndë ndaj Di Francecos, i dha një bërryl, e goditi me kokë dhe në fund i pështyu në gojë.

Fillimisht, arbitri që nuk i pa të gjitha këto gjeste e ndëshkoi me të verdhë, por më pas VAR-i e këshilloi që t’i jepte të kuqin e merituar. Për këtë, Costa do të dënohet të paktën me tri ndeshje, ndoshta edhe më shumë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto