Templates by BIGtheme NET

Nxënësi fiton ndaj Profesorit, Skënderbeu likujdon Flamurtarin

Skënderebeu ka arritur të fitojë në kryendeshjen e javës ndaj Flamurtarit në sfidë të zhvilluar në Vlorë. Kjo sfidë ishte edhe një përballje midis trajnerëve Orges Shehit (nxënësit) dhe Ilir Dajës (Profesorit).

Korçarët fituan me rezultatin 2-0 duke treguar se ata janë pretendentët kryesorë dhe për t’u mundur pavarësisht ndryshimeve rënjësore në skuadër.

Golat për “Ujqërit e Dëborës” janë shënuar nga Blerim Krasniqi dhe Otto John në pjesën e dytë.

Skëndërbeu mban vendin e parë në renditje i ndjekur nga Kukësi me 3 pikë më pak ndërsa Flamurtari ka zbritur në vendin e tretë duke mbajtur të njëjtat pikë me Partizanin dhe Kukësin por me golavarazh negativ.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto