Templates by BIGtheme NET

Kryemadhi pret Menduh Thaçin: Roli i faktorit politik shqiptar, shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe integrimin e Maqedonisë

Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi ka pritur sot Kryetarin e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi.

Gjatë bisedës u trajtuan çështje të zhvillimeve politike ne të dy vendet dhe forcimi i bashkëpunimit midis dy partive në veçanti dhe faktorit shqiptar në tërësi.

Thaçi informoi Kryetaren e LSI-së për zhvillimet politike në Maqedoni, në mënyrë të veçantë për përgatitjet për Referendumin, duke evidentuar kompaktësinë e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, si një faktor i rëndësishëm jo vetëm për stabilitetin, por edhe për integrimin Euroatlantik të saj.

Kryemadhi pasi e falënderoi z.Thaçi për ekspozenë që ai bëri, theksoi se edhe për LSI-në stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm, ashtu siç është i rëndësishëm për rajonin tonë anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në këtë kontekst ajo përshëndeti dhe vlerësoi rolin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni si shumë të rëndësishëm.

Në vijim të dy kryetarët folën për bashkëpunimin e mirë që ekziston midis dy partive dhe domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto