Templates by BIGtheme NET

Akuzohet se ka grabitur banesat e vipave, arrestohet 59-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 59-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke, pasi akuzohet si koka e një grupi kriminal që mërehej me grabitje në banesa luksoze në zonën e Atikës në Greqi.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte në kërkim që prej një viti e gjysmë, kur banda u godit nga një aksion i policisë. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasje ndaj efektivë të policisë. Akuza e fundit lidhet me një aksion të policisë për arrestimin e 59-vjeçarit, por që hasi rezistencën e këtij të fundit.

Grupi akuzohet për të paktën 48 grabitje. Siç raportojnë mediat greke, nga aktiviteti kriminal raportohet se ka përfituar rreth 1 milion euro.

Tata Kamborelli, Nikos Vertis, janë disa nga VIP-at, banesat e të cilëve janë grabitur nga grupi shqiptar.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto