Templates by BIGtheme NET

Goditet grupi mafioz në Itali, 8 arrestime

Goditet klani mafioz në Itali. Policia e Katanias ka arrestuar sot 8 persona, të cilët akuzohet se janë pjesë e klanit mafioz Cappello-Bonaçorsi.

Sipas mediave italiane, në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 50 karabinierë.

Mendohet se grupi kriminal vepronte në Etna, Palermo dhe Sirakuzë, kryesisht me trafikim të qenieve njerëzore, si dhe me trafik droge.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të arrestuarve, ndërsa pritet të zbulohen detaje të tjera nga operacioni.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto