Templates by BIGtheme NET

Nuk iu bindën për Shullazin, ku i çon me detyrë tre prokurorët Arta Marku

Sërish ndryshime në Prokuroritë e vendit. Mësohet se Arta Markut ka urdhëruar që tre  nga prokurorët që nuk  iu bindën për Shullazin të gtransferohen me punë në Prorkuroritë e rretheve. 

Prokurori Olsian Çela nga Prokuroria për Krime të Rënda, u caktua në Prokurorinë e Beratit. Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë Pukë. Besim Hajdarmataj nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit. 

Duhet të themi se Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku morri së fundmi një vendim për prokurorët që nuk po i binden për Shullazin. Kryeprokuroja dha hetim disiplinor për prokurorët që refuzuan hetimin e Emiljano Shullazit dhe të tjerëve të akuzuar bashkë me të.

Prokurorët për të cilët Arta Marku ka marrë këtë vendim janë: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi ,Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj.

Besim Hajdarmataj, prokuror

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto