Templates by BIGtheme NET

Përplasja për kufijtë/ Ideja e Thaçit mbështetet nga SHBA ndërsa Haradinaj dhe Gjermania kundër

Ideja për korrigjimin e kufijve nga ana e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe marrëveshja me Serbinë ka sjellë edhe ndarjen në dy qasje në Kosovë midis liderave kryesorë.

Kështu, idesë së Presidentit për korrigjimin e kufijve i ka dalë kundër Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili jo më larg se një ditë më parë i ftuar në emisionin opinion shprehu të njëjtin qëndrim të kahershëm.

Hapja e kufijve, hapja e një marrëveshjeje të tillë, vetëm diskutimi është rrezik për stabilitetin e rajonit. Këto kufij të Kosovës çizmja i ka vendos, nuk janë vendosur në tryeza e me bisedime. Vetëm çizmja, ku i ka lënë çizmja e ushtarit aty janë. Këto kufij, po u lëvizën, kërkohen prapë shumë cizme të ushtarëve në të dy anët”, – u shpreh Ramush Haradinaj.

Mirpo kësaj deklarate të Haradinajt i është përgjigjur Thaçi duke shkruar ditën e sotme se “ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë, udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”.

Kjo përplasje është interferuar edhe në mjedisin ndërkombëtar ku siç është deklaruar së fundmi nga liderët kryesorë të SHBA-ve dhe BE-së duket se mbajnë qëndrime të ndryshme mbi këtë temë.

Kështu, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Xhon Bolton, se SHBA nuk do të pengojë Serbinë dhe Kosovën të shkëmbejnë territore, ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, i cili sinjalizoi përkrahjen nga përtej Atlantikut për këto lëvizje.

Qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe ambasadori i SHBA në Beograd se  bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian po hyjnë në një periudhë të ngjeshur dhe se presidentët Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kërkim të një zgjidhjeje paqësore.

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm Gjerman mban një qëndrim në kundërshtim të kësaj ideje duke i’u trembur një efekti domino.

Ekziston frika e një efekti domino. Ne jemi skeptikë dhe diskretë në lidhje me këtë pikë. Kjo çështje duhet të sqarohet dhe të zgjidhet duke mos sjellë probleme të tjera përveç atyre që janë”-tha ministri gjerman.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto