Templates by BIGtheme NET

Njoftimi që zbulon idiotësinë e Arta Markut

Nga Anila Hoxha

Ky* është njoftimi zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme për dosjen Shullazi e të tjerë. Është zgjidhur ngërçi. Janë gjetur prokurorë. Dhe kjo është e jashtëzakonshme, duhet caktuar një vend për urime, për të lënë llokume. Sot nuk do merrem me këtë lajm të gëzueshëm që shpëtoi nga turpi prokurorinë shqiptare, por do trajtoj diçka tjetër dhe kush është gazetar besoj do bjerë dakord. Këto katër rreshta nuk janë njoftim zonja Arta Marku, janë paçavure.

Hiqni dorë nga këto mënyra apatike informimi, në të cilat nuk gjenden elementët e duhur të informimit të publikut:

-Si quhen prokurorët që do përfaqësojnë akuzën e shtetit në gjykatë?

-Kush janë ata?

Nuk është asesi sekret hetimor, vetëm nëse ndonjë prokuror është kërcënuar dhe bëhet fjalë për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Në qoftë kështu, nuk mjaftojnë këto 4 gisht letër.

Ne paguajmë që të informohemi. Ata që janë ekipi i prokurores së Përgjithshme zonjës Arta Marku, nuk e marrin rrogën as për top modelë dhe as per top modele.

Informimi ka elementë me detaje siç ishte ditën e kaluar me emër dhe mbiemër për listën e prokurorëve kundërshtues të shortit.

Jepni informacion të shëndetshëm, të plotë dhe mos u fshihni pas sekretit hetimor. Sekret konsiderohet gjithçka është në një fashikull. Kaq.

Jepni informacion!

Çfarë ka ndodhur dje gjatë orëve të mbasdites në godinën e Krimeve të Rënda, kush ka goditur kë? Është detyrë me ligj të na informoni dhe mjaft me kashtë se nuk jemi dele. Nuk mund të vazhdohet kështu, ligji ka caktuar struktura.

E dyta, ku u bazuat në transferimin e prokurorëve në rrethe? Ligji thotë që asnjë prokuror nuk lëvizet pa pëlqimin e tij. Dhe mos e merrrni personale, të njëjtën gjë kam shkruar edhe ndaj të gjithë paraardhësve tuaj, atëherë kur ata ishin gabim dhe nuk silleshin sipas ligjit si një prokuror i Përgjithshëm që përveç garancive që i jepen, ka edhe detyra.

*Shihe këtu

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto