Templates by BIGtheme NET

Dalin pamjet, si u arrestuan 11 anëtarët e grupit ‘Bajri’ (VIDEO)

Dalin pamjet nga operacioni që çoi në arrestimin e 11 anëtarëve të grupit ‘Bajri’.

Aksioni u zhvillua në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale që konsiderohet si ndër më të rrezikshmet në veri të vendit.

Të arrestuarit janë:

  1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
  2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
  3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
  6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
  7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
  8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
  9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
  10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
  11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit: E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.

Akuzat ndaj grupit ‘Bajri’

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu tha se përpos akuzave të tjera, grupi ‘Bajri’ është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.

“Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.

Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Drejtori i Policisë zbuloi se pasuritë e anëtarëve të kësaj bande janë sekuestruar, si dhe 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër.

Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh. Policia e Shtetit dhe Prokuroria sigurojnë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.”, tha Veliu.

Edhe një trajner mes të arrestuarve

Mes të arrestuarve të grupit ‘Bajri’, është edhe Armir Grima, një emër i njohur në botën e sportit por edhe në politikë.

Grima ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion. Ai ka qenë edhe drejtor teknik i skuadrës, ndërsa ka mbajtur herë pas here edhe pozicionin e trajnerit në momentet kur Vllaznia ka pasur probleme.

Grima dha dorëheqjen për shkak të angazhimit me kombëtaren e futbollit të femrave ku luan rolin e trajnerit.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto