Templates by BIGtheme NET

Letra “e vërtetë” që shkroi dje Marku

Nga Flamur Vezaj

I dashur popull! Unë që po ju shkruaj jam Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme e Shqipërise, detyrë që ma ka besuar nëna parti prej më shumë se 9 muaj!

Me marrjen e detyrës, për t’i shërbyer këtij populli liri dashës, unë kam bërë lëvizjet e nevojshme duke komanduar në krye të institucioneve të akuzës shokët dhe shoqet e klasës, me të cilët kam ndarë dhe ndaj të njëjtin ideal siç ndan edhe nëna parti, atë të bashkëpunimit me kriminelët!

Urdhëri i parë dhe i prerë për të gjithë shoqet dhe shokët, ishte dhe vazhdon të jetë, që me procedurë ligjore e pa procedurë të arrihet qëllimi i nënës parti, lirimi i bashkëpunëtorëve kriminelë nga burgu se i duhen nënës parti për zgjedhje! Interrnimin e prokurorëve që kishin në hetim djemtë e zellshëm të partisë që “gjelbëruan” të gjithë sipërfaqen e Shqipërisë tonë të dashur dhe bashkëpunëtorëve të tyre! Si dhe shkatërrimin e Prokurorisë për Krime të Rënda pasi është bërë pengesë për sukseset e nënës parti, duke i prish imazhin edhe vendit tonë të bukur me arrestimin dhe dënimin e atyre që duan të investojnë paratë e krimit në Shqipërinë tonë të dashur!

I dashur popull! Që nga momenti i lëshimit të këtyre urdhërave dhe vënies në zbatim, unë po punoj ditë e natë në zyrë duke thurur çorape leshi që shokët dhe shoqet të mos mërdhijnë në dimër! Por një grup revizionistësh, dy ditë më parë më ndërprenë thurjen e çorapeve, duke mbet kështu mbrapa me planin e parashikuar! Ashtu sic jeni në dijeni prej disa kohësh, shoku ynë i devotshëm, besnik i partisë Emiljano Shullazi dhe bashkëpunëtor i ngusht i kryetarit tonë, që past shëndet të mirë, ndodhet i arrestuar për akuza të sajuara nga eksponent të kapitalizmit që nuk ja duan të mirën Shqipërisë!

Këtyre kapitalistëvë që duan të helmojnë popullin tonë kriminel dashës, i erdhi koha të kthehen andej nga kanë ardhur duke na krijuar kështu mundësinë e lirimit të Emiljano Shullazit shokut tonë hero! I dashur popull.

Me komandimin në krye të prokurorisë së Tiranës, të prokurores Elizabeta Imeraj që kishte arrestu heroin tone, ne i dërguam në shtëpi prokurorit tjetër Ened Nakucit një mesazh, duke i kërkuar që të deklarohet i sëmurë dhe mos të paraqitet në detyrë, plan që u arrit me suksese! Pastaj i dashur popull, bëmë atë që duhet bërë, të gjitha dosjet që prokurorja Imeraj i kishte në hetim i hodhëm në short me ndihmën e shoqes tonë të mrekullueshme dhe fjalë pak Donika Prela!

Por vetëm dosjen e heroit tonë Emiljano Shullazi nuk e hodhëm në short siç e ka ligji, atë ia caktuam prokurorit Besim Hajdarmataj pasi deri në këto momente po zbatonte të gjitha detyrat siç ia kërkuam për shokun tonë tjetër Sajmir Tahiri! Ai e mori dosjen pasi i premtuam, se në sallë e gjyqit do jetë i shoqëruar edhe nga shoqja jonë Donika Prela dhe shoku ynë besnik Gentian Osmanaj, të gjithë këto veprime i bëmë pa short për të mos rrezikuar që shokët tonë të mos ishin në këtë dosje!

 E për ti hedh hi syve kolegëve të tjerë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shoqja jonë Donika Prela organizoi një mbledhje, duke kërkuar që me anë të shortit të zgjidhet prokurori i 4 pasi nuk do na prishte punë! Por plani ynë u kuptua për fat të keq nga revizionistët e paguar nga kapitalistët e që ushtronin detyrën në këtë prokurori të cilët dolën hapur duke kundërshtuar shoqen tonë Prela për planin e saj! Në këto kushte 10 prokurorët e rrebeluar u larguan nga mbledhja, cka më detyroi mua Prokuroren e Përgjithshme të Përkohëshme të lë thurjen e çorapeve të leshit dhe të njoftoi dhe ti kërkoi ndihmë komandantit të brigades shokut Fatmir Xhafaj i cili me zgjuarësin e tij, më ndihmoi duke më dhënë një ide, atë të interrnimit të tre prokurorëve si dhe nisjen e procedimit disiplinor për 10 të tjërët, si masë ndëshkuese për të gjithë ata që i dalin kundër planit të partisë!

Për zbatimin e vendimit komandanti ynë angazhoi shokun Ard Veliu i cili ia doli me suksese të mbyll derën për këta prokurorët rrebel dhe plan prishës! Me qetësimin e situatës, i dashur popull ne përsëri nuk hodhëm short për prokurorin e 4 por e caktuam atë me emërim që ditën e martë të paraqiten në gjyqin kundër shokut tonë hero Emiljano Shullazi… ….i dashur popull unë çorapet do i perfundoi pavarësisht këtij rrebelimi dhe ju premtoj se edhe shoqeve të klases do t’ja u thure nga një palë….etj.. V.O.

Përtej letrës alla shoqja Lenka po i kthehem realitetit në institucionin e Prokurorisë për Krime të Rënda! Ashtu siç shkrova pak ditë më parë se gjithcka po bëhet për të favorizuar Emiljano Shullazin dhe “bandën” e tij se i duhet partisë për zgjedhjet e ardhshme! Asgjë nuk ka të bëjë me frikën për të marrë dosjen e tij në hetim nga këta prokurorët rebelë! Prokurorët që u transferuan, Olsian Çela ka qenë drejtues i institucionit kur dy prokurorët Adnan Xholi dhe Doloresa Musabelliu kërkuan dënimin e Shullazit me 18 vite burg për trafik droge! Prokurorja Sonila Muhametaj e ka proceduar e vetme Shullazin në Krujë për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” e Besim Hajdarmataj (pavarësisht kusureve tjera) ishte titullar i institucionit kur u urdhërua arrestimi i Shullazit! E prokurorët e tjerë të proceduar kanë hetuar e dënuar persona të rrezikshëm me apo pa lidhje politike si Shullazi! Lexoni pretencën se e keni gati.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto