Templates by BIGtheme NET

Liverpool i pandalshëm, Man.United nuk shkon më shumë se barazimi

Liverpool këtë sezon është i papërmbajtshëm pasi ka një bilanc prej 6 ndeshje dhe 6 fitore në Premier League.

Në ndeshjen e radhës ndaj Southampton, Jurgen Klopp vendosi të aktivizonte nga fillimi Xherdan Shaqirin, i cili ia shpërbleu duke u bërë nismëtar i golit të parë në fitoren 3-0 të “Të Kuqve”.

Shaqiri krosoi me të djathtën dhe pas një karamboli në zonë, topi përfundoi në rrjetë.

Dy golat e tjerë të nënkampionëve të Europës në fuqi u shënuan nga Joel Matip dhe Mohammed Salah. Egjiptiani përfitoi nga topi që u përplas në traversë pas një goditjeje të shkëlqyer nga Shaqiri, për të shënuar me portën bosh.

Në ndeshjet e tjera të javës së 6 të kampionatit anglez, Manchester United barazoi 1-1 ndaj Wolverhampton, ndërsa Manchester City fitoi 5-0 në transfertë, ndaj Crystal Palace.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto