Templates by BIGtheme NET

Luka Modriç dënohet me 8 muaj burg, si Ronaldo për ‘shmangie tatimore’

Një tjetër futbollist dënohet për shmangie tatimore. Ai është mesfushori i Real Madridit Luka Modriç.

“El Mundo” shkruan se Modriç është dënuar me 8 muaj burg, pasi akuzohet të ketë fshehur 870 mijë euro nga autoritetet gjatë viteve 2013-2014.

Sipas mediave spanjolle, Modriç do të paguajë 40% të shumës që nuk kishte raportuar dhe 250 euro në ditë për 8 muaj burg, që shkojnë rreth 60 mijë euro, në këmbim të lirisë.

Në fakt ishte raportuar edhe më parë këtë javë se Modriç dhe shoku i tij kroat Dejan Lovren mund të përballen me pesë vjet pas hekurave.

33-vjeçari kroat, së fundmi i votuar si lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2018, u akuzua nëntorin e kaluar për mashtrime tatimore deri në 783,640 dollarë, për të drejtat e imazhit në 2013 dhe 2014, duke përdorur një kompani me seli në Luksemburg.

Kompania, Ivano S.A.R.L, mori emrin e djalit të tij Ivano dhe menaxhohet nga gruaja e tij Vanja Bosnja.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto