Templates by BIGtheme NET

Operacion i madh anti-drogë në Greqi, arrestohen 22 persona, mes tyre dhe shqiptarë

Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës së djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar të Athinës në ishullin Zakynthos. Prej ditës së djeshme e deri tani janë arrestuar 22 persona, 11 greke dhe 11 te huaj mes tyre shqiptare, si pjese e një grupi te strukturuar kriminal te trafikut ndërkombëtar te drogës.

Shumica e arrestimeve janë bere ne Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe ne Athine dhe Pyrgo.

Operacioni është kryer nga 20 agjente civile te anti-krimit te organizuar.

Burime bëjnë te ditur se kjo organizate ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë. Mësohet se operacioni vijon ndërkohë që mësohet se 22 të arrestuarit e deritanishëm do të çohen në prokurori në orët në vijim të mbrëmjes së sotme.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto