Templates by BIGtheme NET

“Lugina s’mund të shkëmbehet me Veriun, sepse janë të dyja toka shqiptare” – Edita Tahiri

Ish-Shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se veriu i Mitrovicës  dhe Lugina e Preshevës s’mund të shkëmbehen, për faktin e thjeshtë sepse janë toka shqiptare.

“Edhe veriu i Kosoves edhe Lugina e Presheves jane toka shqiptare, nuk mund te shkëmbehen”, ka shkruar Tahiri, në “Facebook”, shkruan Lajmi.net.

Në statusin e saj, Tahiri argumenton se shqiptarët do bashkohen nëse Kosova dhe Serbia do forcohen ekonomikisht.

“Shqiptarët bëhen krejt me një shtet, kur forcojmë ekonominë dhe sundimin e ligjit, dhe jo duke dhënë toka shqiptare”, ka shtuar ajo.

Reagimi i Tahirit, vjen pas idesë së presidentit Thaçi, për korrigjim kufijsh me Serbinë, një proces që mund të përfshijë shkëmbimin e Preshevëes, Medvegjës e Bujanocit veriun e Kosovës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto