Templates by BIGtheme NET

Basha: Në përgjimet me bandën e Bajrëve është Ditmir Bushati

Pas informacionit të parë dhënë nga gazetari Flamur Vezaj se banda e Bajrëve kishte patur komunikime intensive me politikanë shqiptarë, vjen akuza direkte e kreut të PD-së Lulzim Basha. Me emër dhe mbiemër. Basha rrëfen se në përgjime është ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

Detajet e artikualara nga Basha:Sot bandat bëjnë ligjin. Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të bajrave ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjikës dhe të tjerëve Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrët. Dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë në këmbim për tju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë por dhjetëra herë”.

Ndër të tjera Basha ka kërkuar që Bushati t’i përgjigjet pyetjeve që ka ngritur opozita lidhur me implikimin e mundshëm të tij në në këto përgjime.

“Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrat? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës ? Çfarë falenderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrat?”- u shpreh Basha në emisionin “Open”.

Bajri, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Rustemi, akuzohet për një sërë akuzash, duke nisur nga trafikimimi i drogës dhe prostitucioni.

34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”, në operacionin që çoi në arrestimin edhe të 11 anëtarëve të tjerë të grupit kriminal ‘Bajri’. Por ai që përflitet si kreu i grupit, Enver Bajri, i ka shpëtuar arrestimit.

Anëtarët e këtij grupi, përfliten nga opozita se kanë lidhje të forta me ema të njohur të politikës shqiptare, duke nisur nga kreu i qeverisë Edi Rama./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto