Templates by BIGtheme NET

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrëve

Kreu i opozitës Lulzim Basha në studion “Open” ka folur për përgjimet e grupit të “Bajrave” ku flitet se janë përfshirë edhe politikanë të mazhorancë, duke deklaruar se ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka qenë i përfshirë.

Sot bandat bëjnë ligjin. Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të bajrave ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjikës dhe të tjerëve Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrët. Dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë në këmbim për tju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë por dhjetëra herë”- tha Basha.

Ndër të tjera Basha ka kërkuar që Bushati t’i përgjigjet pyetjeve që ka ngritur opozita lidhur me implikimin e mundshëm të tij në në këto përgjime.

Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrat? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës ? Çfarë falenderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrat?”- u shpreh Basha.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto