Templates by BIGtheme NET

Cilët janë politikanët që kanë shkëmbyer mesazhe me ‘Bajrët’?

Safet Bajri, shqiptari që thuhet se trazoi politikën shqiptare dhe atë belge, pritet të dalë sot para Gjykatës  së Krimeve të Rënda, sëbashku me të arrestuarit e tjerë. 

Bajri, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Rustemi, akuzohet për një sërë akuzash, duke nisur nga trafikimimi i drogës dhe prostitucioni.

34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”, në operacionin që çoi në arrestimin edhe të 11 anëtarëve të tjerë të grupit kriminal ‘Bajri’. Por ai që përflitet si kreu i grupit, Enver Bajri, i ka shpëtuar arrestimit.

Anëtarët e këtij grupi, përfliten nga opozita se kanë lidhje të forta me ema të njohur të politikës shqiptare, duke nisur nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Mesazhet me politikanët

Padyshim arrestimi i 11 anëtarëve të grupit ‘Bajri’ bëri shumë bujë dy ditët e fundit, ku në media flitet veçse për ta, por edhe për mesazhet e anëtarëve të grupit të tyre me politikanët shqiptarë.

Gazetari Flamur Vezaj, deklaroi një ditë më parë se ekzistojnë disa përgjime të grupit ‘Bajri’ me ministra të qeverisë, drejtorë e shefa policia, apo edhe biznesmenë të njohur.

Po dolen keto pergjime do degjoni perla, ku Bajret flasin e shkembejne mesazhe me ministra te qeverise, deputet, drejtor e shefa te komisariateve te policise, biznesmen te njohur ne fushen e ndertimeve e hotelerise, disa presidenta te klubeve te futbollit (superiores), drejtor te klubeve, menaxher te futbollisteve, trajner, arbitra duke mos harruar edhe kriminel! Uroj mos te shfryhet rruges ky operacion.”, shkruan Vezaj.

Për çfarë përgjimesh e ka fjalën gazetari? Nëse këto biseda janë vërtet të rregjistruara dhe dalin në shesh, do shkaktojnë trazira për qeverinë Rama. Për më tepër që familja e Bajrëve përflitet se është mbështetëse e flaktë e PS-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha shkon më tej, duke publikuar edhe disa detaje më tepër rreth këtyre mesazheve.

Berisha, ka publikuar disa denoncime, të cilat sipas tij zbulojnë komunikimet telefonike të kryeministrit Edi Rama, me anëtarët e grupit ‘Bajri’, të arrestuar tre ditë më parë.

denoncimet që i kanë mbërritur në inbox ish-kryeministrit, thuhet që Rama ka emëruar drejtorët e institucioneve në Shkodër, si prekfektë apo punonjës policie, bazuar në urdhërimet e Behar Bajrit, anëtarit tjetër të bandës.

“Me urdher te Behar Bajrit po emerohet cdo drejtor apo prefekt cdo punonjes policie ne Shkoder. Sepse Edi Rama eshte i detyruar ta bej kete si shperblim per votat qe ka marr nga kjo familje kriminelesh! Operacioni fshesa ne adminsitraten publike ndihet ne shume drejtori te Shkodres. Largimet masive nga puna jane reflektuar dhe ne Konfederaten e Sindikates ne Shkoder, duke qene se jane dhjetra punonjes qe kerkojne mbeshtetje ligjore per tu rikthyer ne pune apo fituar demshperblim.”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Po kështu thuhet që Rama ka patur komunikime të herëpashershme me Bajrin, i cili lëvizte nëpër qytet me automjete të blinduara.

Ultimatumi i Holandës dhe Belgjikës

Në takimin e 22-majit në Holandë, ku ministri i Punëe të Brendshme Fatmir Xhafaj shkoi me mision për të “bindur” Hagën që të jepte ‘ok’-in për nisjen e negociatave, Syri.net raporton se ai është përballur me një nga kërkesat kushtezuese homologut holandez, arrestimi i Safet Bajrit dhe bandës së tij në Tiranë e Shkodër.

Për vendet e Beneluksit, Safet Bajri dhe grupi i tij ishte një shqetësim kryesor dhe për Shqipërinë përcaktues për fatin e integrimit.

Në këto kushte, shtuar dhe presionin nga Belgjika, ministri Xhafaj dhe drejtuesit e policisë së shtetit nën presion janë detyruar të servirin Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionet e marra nga Haga e Brukseli për të kryer hetimin e përmbyllur një ditë më parë me arrestimin e 11 anëtarëve të bandës Bajri.

Fatmir Xhafaj (majtas) dhe Etilda Gjonaj (djathtas), në takim me Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë Ferdinand Grapperhaus (në mes)

Dosja në Belgjikë e Safet Bajrit

Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë konsiderohet përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Bajri, ‘mollë sherri’ për politikën belge

Safet Bajri i konsideruar si një ndër kriminelët më të rrezikshëm në Belgjikë, ka arritur të krijohet në një dhimbje koke edhe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken.

Mediat belge e sulmuan ministrin për shkak të deportimit të shkodranit në shqipëri, pavarësisht se ishte dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni.

Nëpër artikuj, ministri paraqitej si i fiksuar me deportimet e të huajve, ndërsa i kujtonin se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja.

Artikujt flasin edhe për një kontroll të plazheve të Velipojës, nga 5 familje mafioze, siç drejtohej dikur jugu i Italisë.

Autoritetet e migracionit në Belgjikë u u shfajësuan duke u shprehur se nuk kishin marrë asnjë kërkesë për ta mbajtur këtë kriminel në Belgjikë. Sekretari i Shtetit për Azil dhe Migracionin Theo Francken u shpreh atëhere se: “A do ta kryej dënimin Rustemi? Ende ekziston mundësia. Ne kemi një marrëveshje ekstardimi me Shqipërinë, që ngarkon policinë shqiptare ta gjej këtë njeri, ta dërgojë në Belgjikë që ai të kryej dënimin këtu. Shqipëria, tani nuk është më në fund të botës.”

Arrestimi i i tij bëri jehonë në mediat belge, të cilat rikujtuan lirimin me kusht të Bajrit (Rustemit) u lirua me kusht dhe u largua nga Belgjika.

 “Safet Rustemi, i cili u shfaq verën e kaluar në listën e individëve më të kërkuar nga policia federale u arrestua në Tiranë, kryeqytetin shqiptar. Rustemi do të bente 22 vjet burg në Belgjikë, por Zyra e të Huajve e kishte dëbuar atë.

Safet Rustemi konsiderohet nga autoritetet si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, Rustemi u përpoq të merrte kontrollin e skenës së prostitucionit në Bruksel duke përdorur dhunën”– shkruan gazeta belge lecho.be.

Por në qershor të vitit 2017, ai u dëbua pasi u lirua me kusht. Pavarësisht kësaj, Rustemi qëndroi në mënyrë të paligjshme në Belgjikë.

Intervista e famshme

Mirëpo gazetari Artan Hoxha nxori në intervistën e tij një tjetër imazh të Bajrit. Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë, Bajri i mohoi të gjitha akuzat e bëra ndaj tij, duke thënë se arsyeja pse ishte larguar drejt Belgjikës ishte të kërkonte  azil politik, ndërsa arrestimin e tij në shtetin belg e konsideroi të padrejtë.

“Në Belgjikë kam shkuar në vitin 2010. Kam kërkuar azil, i cili m’u refuzua dhe mbeta si emigrant, si gjithë të tjerët. Në Belgjikë kam punuar si roje në një lokal, me shokët, në Bruksel. Aty pastaj kanë arrestuar pronarin e lokalit, mua dhe gjithë të tjerët, për konflikt interesash që kishte pronari me persona të tjerë dhe me lokale të tjera të lojërave të fatit. Më kanë bërë një dosje me të cilën unë nuk kisha fare lidhje. Nuk kishin se ç’të bënin tjetër. Unë isha vetëm roje se punoja në të zezë, pa letra. Nuk kishin asnjë lloj akuze për mua dhe më quajtën organizator. Më falsifikuan dosjen sepse i kam përgatitur të gjitha letrat në Shqipëri për të dalë përpara drejtësisë. Jam i hapur.”, thoshte Bajri.

Arrestimi

Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e të premtes në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

Aksioni u zhvillua në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale që konsiderohet si ndër më të rrezikshmet në veri të vendit.

Përveç Safet Bajrit, janë ndaluar gjithsej edhe 10 persona të tjerë, pjesë të grupit ‘Bajri’. Të gjithë të arrestuarit: 1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë; 2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë; 3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; 4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; 5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; 6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër; 7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë; 8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër; 9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; 10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë; 11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.

Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto