Templates by BIGtheme NET

Ndalohet shefi i furnizimit të mjeteve të TAP-it, vidhte naftë dhe e shiste

Shefi i furnizimit të mjeteve të gazsjellësit “TAP”, A.B. 44 vjeç, nga Kallmi i Fierit është shpallur në kërkim nga policia si autori kryesor i vjedhjes së naftës dhe tregtimin e saj tek persona të tjerë.

Policia e Korçës ka njoftuar sot e ka shpallur në kërkim këtë person pasi ka arrestuar personin të cilit ai ia shiste naftën e vjedhur në kompaninë ku punonte, 25-vjeçarin, Martin Elezi, banor i fshatit Floq të Korçës.

“Arrestimi i Martin Elezit u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e banesës së tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1500 litra karburant (naftë) sasi të cilën ky shtetas ia kishte blerë shtetasit A.B, i cili duke shpërdoruar detyrën në mënyrë të përsëritur, dyshohet se ka vjedhur sasi të konsiderueshme karburanti nga mjetet e TAP-it,  duke e shitur më pas këtë sasi tek shtetas të tjerë.”

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto