Templates by BIGtheme NET

Ne jemi gëzimi i qeverisë, hiç mos na llogarisni edhe ne

Nga Sonila Meço

Sot u njoftua se Shqipëria po merr 500 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare. Gëzim e ndjenja të thella kënaqësie nga qeveria.

Ndërkohë populli duhet të dijë se:

  1. Borxhi publik rritet sërish, megjithëse ka kaluar 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kusuret tona, të fëmijëve tanë, fëmijëve të fëmijëve tanë për ta shlyer këtë borxh edhe kur kjo qeveri kaq e lumtur për lëshimin e eurobondit të jetë harruar në ndonjë faqe historie.
  2. Ky borxh merret me normë më shumë se dy herë më të lartë se vendet e rajonit. Arsyeja? Sepse niveli i lartë i borxhit, ka rritur riskun për vendin. Pra kusuret e shqiptarëve, që maqedonasit e malazezët të paguajnë më pak se ne, sepse qeveria jonë gëzon për operacionin e daljes në tregjet ndërkombëtare për të emetuar për herë të tretë një eurobond.
  3. Ky borxh i shtohet atij të projektit 1 miliard të partneritetit publik-privat, që qeveria u ka privatëve, por që thjesht nuk shënohet si i tillë në bilancet financiare të shtetit.

Borxhin qeveria e shlyen nga paratë tona. Kusuret tona, përballë gëzimit dhe kënaqësisë sublime të qeverisë, që shton borxhin plot krenari. Me gëzim po marr borxh thotë qeveria. Po a i kuptojmë si popull kusuret? Dhe kaq pak merak për çfarë u lëmë fëmijëve? Një mal me borxhe bërë nga ca të përkohshëm, që po na dënojnë me breza.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto