Templates by BIGtheme NET

Xhafaj e pranon hapur: Grupi “Bajri” influencë në politikë dhe polici

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i ftuar në emisionin  në Real Story për të folur për ngjarjet më të fundit dhe situatën e rendit në vend ku ka pranuar se grupi “Bajri” i kapur në Shkodër ka pasur infulencë në polici dhe në politikë.

Grupi kriminal “Bajri” i cili u shkatërrua së fundmi nga Policia e Shtetit, ka pasur influencë të rëndësishme politike por edhe në Policinë e Shkodrës.  Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këto influence”- u shpreh Xhafaj.

Por Xhafaj pavarësisht se pranoi që grupi kriminal ka pasur ndikim në politikë dhe polici nuk ka përmendur emra konkretë te lidhur me “Bajrat”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto