Templates by BIGtheme NET

Ministri Belg i Drejtësisë: Arrestimi i Bajrit u bë me vonesë, nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë

Ministri Belg i Drejtësisë Koen Geens ka deklaruar se arrestimi i Safet Bajrit ka qenë me vonesë pavarësisht fakteve ekzistente që prej vitit 2001, por kjo nuk ka qenë për shkak të autoriteteve belge.

Në Belgjikë diçka ka shkuar keq me procedurën “Nëse dikush ka fakte në vitin 2001 dhe të njëjtat fakte i ka sërish në dhjetorin e vitit 2017, është e çuditshme, por vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë”, tha Geens në një emision televiziv në Belgjikë siç citohet nga media De Morgen.

Dënimin Bajri do të duhet ta kryejë në Shqipëri është shprehur Geens pasi nuk ka një marrëveshje ekstradimi midis dy vendeve.

Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por, Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve”, ka konfirmua ministri belg

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto