Templates by BIGtheme NET

Presidentja kroate i kujton Thaçit parimin e kufijve në Ballkan: Duhet të mbeten të gdhendur në gur

Presidentja e Kroacisë, Grabar-Kitaroviq është takuar në SHBA me homologun e saj kosovar, Thaçi.

Pas takimit ajo bërë një deklaratë për mediat kroate ku raportohet se i ka kujtuar Thaçit “parimin e Komisionit të Badinterit që kufijtë në territorin e ish-Jugosllavisë duhet të mbesin të gdhendur në gur”, transmeton Koha.net.

“Ishte interesante të flisja me presidentin e Kosovës, Thaçin, për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për temën që po dëgjohet së fundmi rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve. Këtu, ne jemi shumë të kujdesshëm dhe i kam treguar argumentet dhe qëndrimet tona si dhe faktin e parimit të Komisionit të Badinterit që kufijtë e ish-Jugosllavisë duhet të mbeten të gdhendura në gurë”, ka thënë presidentja Grabar-Kitaroviq.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto