Templates by BIGtheme NET

Vasili: Rama  e pranoi hapur që nuk e do vettingun për veten e tij por vetëm për gjyqtarët dhe policët

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një intervistë për Fax Neës, duke folur për vettingun e politikanëve ka deklaruar se Rama këtë herë ka qenë shumë i sinqertë duke pranuar se nuk voton kundër vetes së tij.

Njeriu që e ka thënë më mirë nga të gjithë, më i sinqerti këtu në të gjithë Shqipërinë ka qenë vetëm Edi Rama, që unë tha jam kundër qëllimit, mjetit dhe justifikimit apo instrumentit. E tha në studion e Fevziut. Ishte shumë i sinqertë sepse u tha shqiptarëve që unë vetting për gjyqtarë dhe prokurorë e votoj unë politikën. Unë vetting për policët, për ata që rinë dhe piqen në diell, votoj, por vetting për veten time, nuk votoj. Në shkallën e marrjes të vendimeve më të larta janë politikanët, se kështu është ndërtuar shteti. Të gjithë mund të vetohen, pra të verifikohen, por politikanët jo thotë Edi Rama”- u shpreh Vasili.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto