Templates by BIGtheme NET

Ty o bir i babait, pse vallë ta thurën skenarin?

Nga Anila Hoxha

Jashtë politikës…

Dritan Lamaj u vra në Shkurt 2013. Pak muaj pasi shokët e tij e lanë krejt vetëm dhe nuk i morën parasysh pretendimet e tij se ishte kërcënuar. Gjatë vjeshtës e dimrit 2012 në Tirane po shpërndaheshin letra fletërrufe. Ishin kundër kryekomisarit, që e konsideronin jo paqësor me bizneset. Dihej kush i organizonte, dihej kush dirigjonte. Megjithate, për të mbrojtur policin e shtetit, mbajtësin e uniformës që nuk duhet ta preke askush nuk u mor asnjë masë.

Përkundraz, u lëviz nga komisariati dhe e çuan specialist në Polici të Shtetit. Për disa muaj Dritanit i kthyen shpinën. Sa ishte gjallë askush nuk e besonte se ai ishte në rrezik. Kur u vra , e shpallën dëshmor… Akoma i duhen dëshmorë policisë qe të bindemi se kush të kërcenon ë vret dhe nuk tregon barcaleta? Sepse, së pari Policia shqiptare ka vuajtur përhere nga mungesa e imunitetit. Polici është i pambrojtur. Pranojeni këtë fakt. Ka qenë dhe është kështu. Askush nuk i del në krah policit, nëqoftese se ndodh që ai ndeshet me të paprekshmit.

Sepse së dyti,  po nuk e kuptuat këtë, veçanërisht JUVE qe ju rëndojnë gradat në supe , do vazhdohet që Policia të zbrazet. Njësoj sië ikën dy djemtë e RENEA-s për azil para disa viteve. Siç iku ish-shefi i 4 në Kanada. Siç iku ai polici i IMSI CATCHER. Deri sa të vijë radha juaj, dhe ose të ngeleni pa punë, ose do hapni polici private, ose do ju çojnë për internim tek Akademia ose tek Studimet Strategjike!

Mjafton një shembull, numri i papërfillshem i gjobave rrugore ndaj të paprekshmeve. Krahasimisht mendoni se si duhet ta kapë polici atë të sofistikuarin, me orare jashtë orari që nuk i paguhen, me kriminelë që dalin nga burgu për faj të gjykatës dhe me rroga qesharake.

Duajeni Policinë, jo thjesht sipas atij shabllonit “Policia që duam”. Sepse një qytetar më shumë se kurrë e do policinë në krye të detyrës, për rend e siguri. Por edhe sepse, përtej të gjithave, të paret që duhet ta doni policinë, jeni JU gradambajtes. Bëjeni policin të paprekshëm.

Nga ai që është djali i babait. Nga ai që i xhiron makinën luksoze para postbllokut dhe furgonit që shpesh e lë në rrugë nga mos furnizimi me karburant. Nga të majtë e të djathte që sa herë vijne në pushtet, i telendisin shefat e policisë , duke i zhgraduar, duke “i internuar”.

Emiliano Nuhu, nuk ishte frikacak dhe mos guxoni ta quani të tillë. Duhet të pyesni ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Cakon për kohën kur Emiliano Nuhu shërbeu si i infiltruar në operacione antidroge. Pas një aksioni ai u transferua nga Vlora në Fushë-Krujë. Emiliano Nuhu nuk iku nga Shqipëria prej frikës. Iku se u tradhëtua, nuk u mor seriozisht, nuk u dëgjua nga koleget. Emiliano Nuhu kishte vendosur të jetonte në vendin e tij, siç me treguan shokët e tij sot. Ai kishte marrë nje kredi, kishte blerë shtëpi në Unaze të re, në pallatet Fratari dhe dosjen e vajzës ja kishin deleguar pikerisht sepse nuk e merrte askush në atë zonë.

Mjaftion të pyesni veten përse, përse dreqi vajza denoncuese nuk e dorëzoi kallzimin në Fushe Kruje por ne Tiranë?

Mjafton të pyesni dreqi e mori, se përse … 

Përse është nën hetim G.C. Çfarë detyre nuk kreu? Mos vallë nuk mori denoncimin e të dhunuarës? Përse nuk e mori denoncimin? Unë e njoh krimin, e di si vepron krimi në Fushë-Krujë, Lezhë, Laç e Fushë- Arrëz. Ndoshta dikush do më japë të drejtë për ç’ka them. Disa personazhe të krimit në këtë zonë, nuk kanë nevojë për politikanë për krah kur mbyllin “punet e tyre”. U mjafton emri që kanë, u mjafton miti i ngritur.

E kundërta, politika ka patur nevojë për ta. Por ama, përse duhet të besojme se polici nuk është kërcënuar. Sepse nëse ai e kishte jetën profesionale fushë me lule në Fushë-Krujë, përse atëherë u transferua nëBerat. Mos me thoni për nostalgji të qytetlindjes?

Denoncuesja

Së fundmi por që është më e rëndësishme. Në këtë histori, viktima është një vajzë e pambrojtur. Viktima është vetëm ajo ! Dhe pikë. Sepse nuk kam ende asnjë përgjigjje logjike. Përse ajo erdhi të kallzoje në Tiranë, anipse më pas u tërhoq nga kallzimi për shkak të xhelozisë. Si mund të lejohej të kthehej sërisht në të njejtin vend. Kush e mbron, po sikur të jetë e vërtetë e gjitha kjo? Kush e mbron atë vajzë, nëse është e vërtetë? Po sikur të kishte qenë rasti që së paku ndaj saj të aplikohej ligji i ri i urdhërit të mbrojtjes,  që i jep mbrojtje edhe viktimave për shkak të lidhjeve intime.

Dhe për ta mbyllur, ti o bir i babait që po të bien në qafë, një grua dhe një polic, përse valle ta kenë thurur këtë skenar?

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto