Templates by BIGtheme NET

Edhe me tërheqjen e denoncimit, djali i deputetit duhej arrestuar

Për të kuptuar sesa qesharak është ky shtet. 

Para pak kohësh Shqipëria ashpërsoi gjithë ndëshkimet për dhunën ndaj grave në kodin penal.

Në momentin që një femër denonconte një mashkull për dhunë, mashkulli jo vetëm që ndalohej, por edhe nëse denoncuesja më pas tërhiqte denoncimin (pendohej për arsye të ndryshme) i ndaluari nuk dilte nga burgu derisa gjykatësi ta shqyrtonte rastin.

Dhe nëse gjykatësi e gjykonte, mund të vazhdonte ta linte në burg dhunuesin, pavarësisht se denoncuesja ishte tërhequr.

Ky ligj u zbatua në masë dhe s’u la rast pa u reklamuar reagimi i shpejtë i policisë në TV, me raste njerëzish të thjeshtë që për shkak të kulturës së munguar, temperamentit, veseve etj. merreshin dhe kalbeshin brenda në denoncimin më të parë të dhunës.

Dhe çdo gjë dukej shkëlqyeshëm…derisa erdhëm sot. Sot kemi një ngjarje dhunimi, përdhunimi, kanosjeje me armë, plagosje, vrasje të mbetur në tentativë të një femre të pambrojtur, jetime, nga një mashkull, bir i një deputeti, i denoncuar ne 4 komisariate dhe një stacion policie, e bërë publike sa s’ka mbetur njeri pa e marrë vesh dhe ende nuk kemi ende asnjë reagim (as procedurial të paktën) nga ana e policisë apo prokurorisë ndaj dhunuesit, le më ndalim apo arrestim.

Dakord për kanosjen e oficerit të policisë se ajo “duhet hetuar” (sa turp…sa pa vlerë kthehet uniforma kur përballet qoftë edhe me bishtin e kavallit të pushtetit..), po as për dhunimin që është e caktuar me ligj që duhet patjetër të arrestohet…Është tallja më spektakolare që mund të na bëhet.

P.S. Arta Marku është magjistare përfundimisht. Se vetëm Arta Marku mund ta bënte Adriatik Llallën të dukej lule…Sesi ja bën s’arrij ta kuptoj, por di që sot them ku je o Adriatik Llalla, kthehu se bëmë shaka…

P.P.S. E frikshme kjo reforma në drejtësi. Arriti ta shpërbënte shtetin totalisht për 10 muaj. Pyetja që kam është: Hartuesit e kishin parashikuar që efekti i shkatërrimit do të ishte kaq i shpejtë, apo i ka tejkaluar dhe pritshmëritë e tyre?? Që ta dimë a është produkt i pastër i gjenialitetit intelektual të dikujt, apo është thjesht produkt i bashkëveprimit rastësor të disa faktorëve konvencionalë…

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto