Templates by BIGtheme NET

Si mund të nxisim lindjet dhe qëndrimet

Nga Erion Delvina

3 konsiderata:

Nisma shpërblyese e qeverisë Rama, për shpërblimin monetar progresiv të lindjeve të fëmijëve, është e lavdërueshme.

Nisma shpërblyese e qeverisë Rama është zhvendosje e nevojshme nga modeli i mëparshëm, i provuar joefektiv.

Nisma shpërblyese e qeverisë Rama është e pamjaftueshme që më shumë shqiptarë të linden e në lindshin, të qëndrojnë në Shqipëri.

Disa faktorë:

Familjet shqiptare, sipas të dhënave, vitet më të mëdha të moshës aktive për punë ia dedikojnë blerjes së një apartamenti.

Apartamentet në Shqipëri, sa prej qarkullimit të parave të pista, sa prej mungesës së kontrollit, sa prej abuzimeve dhe spekulimeve në treg, janë më të pasigurtat dhe më të shtrenjtat në rajon.

Dedikimi i plotë për apartamentet e shtrenjta i rrudh shpenzimet e shqiptarëve për konsum.

Disa propozime:

Themelojmë ndërmarrjen e parë publike të ndërtimit të banesave.

Miratojmë një ligj për “banesat shpërblyese”.

Në ligjin e banesave shpërblyese kategorizojmë dy familje pa fëmijë: me strehë dhe pa strehë.

Të dyja kategoritë e familjeve vendosen para mundësisë së shpërblimit me cash:  progresivisht për secilën prej lindjeve: (I) 720 euro, (II) 1440 euro, (III) 2880 euro.

Familjet pa strehë, vendosen përpara alternatives së dytë:

Fëmija i pare shpërblehet me 9 m2 apartament (ndërtim i kompanisë publike)

Fëmija i dytë shpërblehet me 18 m2 apartament (ndërtim i kompanisë publike)

Fëmija i tretë shpërblehet me 36 m2 apartament (ndërtim i kompanisë publike)

Familja pa strehë, pas lindjes së fëmijës së tretë, merr në zotërim apartamentin me 63 m2 sipërfaqe.

Apartamenti nuk mund të shndërrohet në subjekt negociimesh tregtare, shit-blerje, nga prindërit. Zotëruesit e tij janë tre fëmijët dhe transaksioni kryhet vetëm në çastin kur fëmija i tretë arrin moshën e parashikuar nga ligji për të firmosur autorizimin përkatës.

Familjet me strehë, vendosen përpara alternatives së dytë:

Apartamentin që zotërojnë e kalojnë në pronësi shtetërore.

Koeficienti i shëndrrimit 1 me 0.66.

Përshembull: 50 m2, apartamenti i mëparshëm, konvertohet në 33 m2.

Pas lindjes së fëmijës së tretë, që nënkupton 63m2, familja ka të drejtën e sigurimit të një apartamenti 96 m2 (ndërtim i kompanisë publike)

Prindërit, në këtë rast, zotërojnë 33/96 e apartamentit, por nuk mund të kryejnë veprime tregtare me të (shit-blerje ose qira) deri në çastin kur fëmija i tretë, bëhet maxhoren dhe ligjërisht përgjegjës për autorizimet me firmë të këtyre transaksioneve.

Përjashtohen nga ligji për banesat shpërblyese 30 mijë shqiptarët më të pasur në vend dhe familjet që ruajnë zotërimin e një tjetër apartamenti.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto