Templates by BIGtheme NET

Kalon në semafor me të kuqe dhe i ikën policisë, kapet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar është arrestuar në kryeqytet, pasi ka kundërshtuar sinjalin e policisë për t’u ndalur si dhe ka kundërshtuar efektivët gjatë ndalimit.

Renald Canaj, banues në Tiranë është kapur pasi në rrugën e Kavajës ka kaluar semaforin me të kuqe.

Pas sinjalit për t’u ndalur ai ka vijuar rrugën duke dëmtuar edhe 3 mjetet të tjera.

Më pas ai është kapur tek “Komuna e Parisit” dhe gjatë ndalimit ka kundërshtuar policinë.

“Nuk i bindet urdhërit të punonjësit të Rendit Publik për të ndaluar, si dhe kundërshton punonjësit e Policisë në momentin e ndalimit, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, arrestuan në flagrancë shtetasin :

Renald Canaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në rrugën e “Kavajës” ka kaluar me semafor të kuq dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto