Templates by BIGtheme NET

Erion Veliaj bëhet baba, Ajola Xoxa sjell në jetë djalin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është bërë baba për herë të parë. Mësohet se në jetë ka ardhur djali i tyre i cili peshon 3 kilogramë e 400 gram.

Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa ka lindur të voglin e saj në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet dhe të dy janë shumë mirë. 

Nga kryebashkiaku ende nuk ka një reagim në rrjetet sociale për këtë lajm të gëzueshëm për të.  Vogëlushi i tyre ka lindur gjatë paradites së sotme. 

Pak muaj më parë kryebashkiaku foli për shtatzëninë e Ajolës dhe për emocionet që po përjetonte. “Më ka transformuar. Edhe pse kam qenë shumë i ndjeshëm për fëmijët. Kam qenë shumë i vëmendshëm, por tani jam bërë disa herë më shumë. Sot, kur po vija në punë, tek Sheshi Wilson ku po bëhen disa punime për uljen e trotuarit, po thoja me vete ‘karroca kalon këtu’? Kam filluar të vë re shumë gjëra të vogla që ndoshta i vinin re vetëm ata me fëmijë. Kështu që, si Erion, besoj se fëmija do të më bëjë njeri më të mirë”, u shpreh Veliaj. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto