Templates by BIGtheme NET

Dortumnd spektakël ndaj Augsburg

Borussia e Dortmundit fitoi 4-3 ndaj Augsburgut në një nga ndeshjet më spektakolare deri tani, jo vetëm në Bundesligë.

Në “Signal Iduna Park” u bë protagonist Paco Alcacer, sulmuesi i ardhur nga Barcelona që takimin e nisi nga stoli. Spanjolli shënoi 3 gola në vetëm 30 minuta lojë, duke i dhënë 3 pikë shumë të vlefshme verdhezinjve.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Augsburgut, që shënoi me anë të Finnbogasson, ndërsa “verdhezinjtë” baraspeshuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë me Pacon.

Augsburgu kaloi sërish në avantazh më anë të Max, para se Alcacer dhe Mario Gotze të çonin rezultatin 3-2 për Borussian. Augsburgu riktheu edhe njëherë baraspeshën në minutën e 87 dhe kur u duk se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë, ishte sërish spanjolli Alcacer që shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për Dortmundin.

Borussia e Dortmundit kryeson Bundesligën me 17 pikë, e ndjekur nga Werder Bremen dhe Hertha Berlin me nga 14 pikë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto