Templates by BIGtheme NET

“BE-ja të na anëtarësojë në vitin 2025, nëse arrijmë marrëveshje me Kosovën” – Vuçiç

Presidenti serb, Vuçic, ka deklaruar se do i vërë kushte Bashkimit Evropian nëse kjo e fundit kërkon që vendi i tij të arrijë ndonjë marrëveshje me Kosovën.

Në një intervistë për “Reuters”, Vuçic tha se do kërkojë garanci nga BE-ja, që Serbia të anëtarësohet në union në vitin 2025, nëse nënshkruan marrëveshje me Kosovën.

“Përpara se ne të nënshkruajmë një marrëveshje me Prishtinën, Serbia duhet të garantohet se do të bëhet një shtet i Bashkimit Europian në vitin 2025,” tha Vuçiç.

Ai tha se marrëveshja do ishte në interes të dy vendeve dhe se po punon për ta bërë të mundur këtë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto