Templates by BIGtheme NET

‘Jam plagosur rastësisht’, Ervis Martinaj jep versionin e tij mbi ngjarjen në Bllok

Zbulohet dëshmia e Ervis Martinajt, biznesmenit që mbeti i plagosur në ngjarjen në Bllok mbrëmjen e 4 tetorit.

Sipas Martinajt, ai është plagosur rastësisht nga komandoja Merviol Bilo, duke mohuar të kishte lidhje me ngjarjen.

Sipas gazetës ‘Panorama’, Martinaj ka deklaruar para hetuesve se ai ishte thirrur nga Ervin Mata, partneri i këngëtares Elvana Gjata.

“Unë nuk kam gisht në konflikt. Jam gjendur aty rastësisht, pasi jam thirrur nga Ervin Mata për një takim. Me këtë të fundit kam marrëdhënie normale, nuk kemi pasur konflikte. Kam qenë i shoqëruar me Gaxhën dhe me Eljon Hatën, por jam plagosur rastësisht, pasi nuk kam qenë pjesë e konfliktit”, ka thënë Ervis Martinaj, i cili është emër i njohur për policinë.”, janë fjalët e Martinajt.

Vendimi i gjykatës për masën e sigurisë për Martinajt dhe të plagosurin tjetër, Eljon Hato, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, pritet të jepet sot në orën 12:00.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto