Templates by BIGtheme NET

“Kombëtarja nuk është post pune” – Panuçi flet për të grumbulluarit ndaj Jordanisë

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Panuçi, ka dhënë një konferencë për shtyp lidhur me përballjen miqësore ndaj Jordanisë.

Pyetjes së gazetarëve për mosgrumbullimin e sulmuesit Abazaj, që është transferuar tek Anderlecht në Belgjikë, italiani iu përgjigj duke thënë:

Nëse kam ndonjë lojtarë që më pëlqen, por nëse e meritojnë shkoj i shikoj dhe e thërras. Kombëtarja nuk është post pune. Abazaj ka kohë që nuk aktivizohet te Anderleht dhe dhe nuk mund ta thërras. As nuk bën pjesë madje as në 23 lojtarët.”

Tekniku tha se ka besim se ndaj Jordanisë ekipi do arrijë rezultat pozitiv, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka lojtarë të niveleve të larta dhe duhet të bëjë me ata që ka në dispozicion.

“Më duhet shumë kohë në dispozicion ndërkohë që kam vetëm 5 ditë. Ndaj Norvegjisë nuk kisha thuajse gjysmën e lojtarëve. Rikuperojmë dy futbollistë të rëndësishëm, si Mavraj edhe Grezda. Në kombëtare nuk kemi futbollist të nivelit të Messit, Ronaldos apo Neymar.” – tha Panuçi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto