Templates by BIGtheme NET

Vritet gazetarja investigative në Bullgari

Policia në Bullgari po heton vrasjen e gazetares investigative, Viktoria Marinova.

Trupi i saj u gjet në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, të shtunën.

Nuk dihet nëse vrasja është e lidhur me punën e 30-vjeçares në një stacion televiziv lokal, “TVN”.

Një hetim po shqyrton jetën e saj personale dhe profesionale. Vdekja e saj menjëherë tërhoqi dënimin e aktit nga autoritetet ndërkombëtare tw medias.

“Jemi të tronditur nga vrasja e tmerrshme e gazetares hulumtuese, Viktoria Marinova në Bullgari,” shkroi Harlem Desir, përfaqësuesi i medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE), ku Marinova ishte anëtare.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto