Templates by BIGtheme NET

“Zaev të dorëhiqet, pastaj shkojmë në zgjedhje të parakohshme” – Kreu i VMRO-së, Mickovski

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, ka kushtëzuar dorëheqjen e kryeministrit Zaev për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas kreut të VRMO-së, Mickovski, pas zgjedhjeve partia e tij do mbështesë krijimin e prokurorisë së re për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Kryeministri Zaev duhet menjëherë të heqë dorë nga Marrëveshja me Greqinë dhe vetëm atëherë mund të shkohet në zgjedhje dhe populli të vendosë. Pas zgjedhjeve, VMRO-DPMNE-ja do të përkrahë formimin e një Prokurorie të re për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.” – deklaroi Mickovski.

Ai shtoi se kryeministri Zaev po manipulon me opinion kur thotë se gjoja populli po e mbështet marrëveshjen për ndryshimin e emrit të shtetit, shkruan REL.

“Përkundër kërcënimeve, presioneve dhe mbushjes së kutive, qeveria nuk arriti t’i manipulojë qytetarët, të cilët u treguan të vetëdijshëm duke treguar përgjegjësi ndaj vendit të tyre, gjë që për njerëzve në qeveri ju mungon”, shtoi Mickovski.

Referendumi për Marrëveshjen me Greqinë, i mbajtur më 30 shtator nuk kaloi, pasi nuk u kalua pragu i daljes prej 50 për qind të votuesve.

Zaev ka paralajmëruar bisedime me partitë opozitare, për të arritur konsensus për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, që dalin nga Marrëveshja e emrit. Në të kundërt, ai ka thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin nëntor të këtij viti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto