Templates by BIGtheme NET

“Ideja për shkëmbim territoresh ka vdekur”, Thaçi- Haradinajt: Do ketë dialog!

Pak minuta më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të fundit të Kryeministrit Haradinaj gjatë një konference për mediat.

Në lidhje me çëashtjen e korrigjimit të kufirit me Kosovën, Thaçi është shprehur se Haradinaj “duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij.
Sipas Thaçit, dialogu nuk ka vdekur. “Është deklaratë interesante, duket se është në humor të mirë dhe po ndihet komod në karrigen e tij. Dialogu nuk ka vdekur. Një kryeministër serioz nuk flet gjithë kohën për luftëra dhe tragjedi. Beteja me Beogradin zhvillohet në tavolinë, me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së”, u shpreh Thaçi.
 
Çfarë tha Haradinaj për kufinjtë?
 
Ramush Haradinaj ka deklaruar se ideja për shkëmbim apo ndarje të territoreve mes Kosoves dhe Serbise ka vdekur, ndersa ka kërkuar që rezoluta e propozuar nga partitë opozitare të votohet në Kuvend. 
“Ju shpreh ngushëllimet e mija për këtë idenë e kufijve e të ndërrimit të territoreve, se mendoj se ka vdekur, pra iu shpreh të gjithëve, njëkohësisht ose përgëzimet … Çështja e liberalizimit të vizave nuk është keq gjendja iu siguroj që nuk është keq , pra keni kujdes çdo mik që vjen në Prishtinë ne na njofton me vështirësitë që i kemi në proces, por ju siguroj që nuk e kemi ndier një jo diku dhe jam shumë optimist kemi shumë punë, ne sot zhvilluam një takim që i dedikohet krejtësisht kësaj agjende, por jam optimist që do ta marrim para fundit të vitit”, tha ai. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto