Templates by BIGtheme NET

Dënohet me 6 vite burg për korrupsion ish-ministrja e Brendshme në Maqedoni

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme maqedonase Gordana Jankulloska, sot është dënuar me 6 vite burg për shpërdorim të detyrës në aferën e njohur me emrin “Tanku”.

Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore ish-ministren e Brendëshme Gordana Jankullovska për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vlerë prej 600 mijë eurosh. Skandali është zbuluar nga afera e përgjimeve që u publikua nga opozita në shkurt të vitit 2015.

Në lidhje me këtë vendim  Jankulloska u shpreh se do të ankimojë këtë vendim. 

“Nuk kam çfarë të komentoj. Gjitha i kam thënë në fjalët përfundimtare. Vendimin do ta komentoj në ankesë”, tha Jankulloska.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto