Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar menjëherë ndaj Ramës duke e ironizuar që të nxjerri menjëherë edhe ekspertizën e përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm .
“Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”. Pse i vonon?! Nxirri tani.”, shprehet Basha.
Kreu i PD-së ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama dhe shprehet se audiopërgjimi për vëllain e ministrit të Brendshëm nuk është i vertetë.
Pak minuta më parë Rama është shprehur se Basha duhet tju tregojë shqiptarëve se kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra e tij tek gazetari.
“Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolat. Ty s’të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artist. Tani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë”, tha ai.
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari