Templates by BIGtheme NET

Çështja e fundit që po investigonte gazetarja bullgare që u vra brutalisht

Viktoria Marinova është gazetarja dhe njëkohësisht drejtuesja e televizionit TVN në Bullgari e cila u gjet e vrarë pranë bregut të lumit Danub në qytetin Ruse dy ditë më parë. 

Mediat vendase raportojnë se Viktoria Marinova është përdhunuar, rrahur dhe pastaj është mbytur. Kanë qenë kalimtarët atë të cilët kanë konstatuar trupin e saj dhe kanë njoftuar autoritetet, ndërsa është identifikuar nga familjarët.

Autoritetet bullgare kane nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje që dyshohet se ka lidhje me detyrën e Marinovës, teksa krimi është dënuar nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i cili bëri thirrje për një “investigim të plotë”.

Kush është Viktoria Marinova?

30-vjeçarja ishte  anëtare e bordit të TVN,  një nga kanalet televizive më të njohura në Bullgarinë veri-lindore. Një nga kolegët e saj tha se ajo ishte “jashtëzakonisht e disiplinuar, ambicioze, gjithmonë duke e vënë veten plotësisht në atë që po bën dhe një person me një ndjenjë ekstreme drejtësie”.

“Me dhimbje të madhe dhe me pikëllim të pakapërcyeshëm ekipi i televizionit TVN po përjeton humbjen e kolegut tonë të dashur, Victoria Marinova,” , u shprehën kolegët e saj pas vrasjes. 

Sipas ekpertizës mjeko-ligjore vdekja e saj u shkaktua nga goditjet në kokë dhe mbytja. Telefonat e saj celularë, çelësat e makinave, syzet dhe disa prej veshjeve të saj mungonin teksa u gjet trupi. 

Policia dhe prokurorët thanë se po punonin për tre motive të mundshme për vrasjen.  Ata po shohin nëse Marinova ishte viktimë e një sulmi të rastit nga një person me një çrregullim mendor, një sulm i planifikuar ose nëse krimi ishte i lidhur me jetën e saj personale.

“Ne nuk e përjashtojmë atë se ishte një sulm i rastit, nuk përjashtojmë që kjo ishte një përpjekje e paramenduar në jetën e saj”, tha kryeprokurori Sotir Tsatsarov për gazetarët. 

Investimi që po merrej kohët e fundit gazetarja

Zonja Marinova ishte prezantuese në një program të quajtur “Detektor” për TVN.

Ajo premtoi se ‘Detektor’ do të bënte më shumë hetime të veta. Episodi i tij i parë paraqiti një intervistë me dy gazetarë hulumtues bullgarë po eksplorojnë mashtrimet me  fondet e BE-së, ku përfshihen biznesmenë dhe politikanë./ Hashtag.al

Burimi: The Sun

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto