Templates by BIGtheme NET

Dënohet me 6 vite burg ish-ministrja e Brendshme në Maqedoni

Ish-ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Jankulovska, është dënuar me 6 vite burg, lidhur me makinën e blerë prej ish-kryeministrit Gruevski.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska arsyetoi në vendimin e saj se Jankulovska e ka keqpërdorur pozitën me vetëdije të plotë, edhe pse e ka ditur çmimin e makinës “Mercedes-Benz”,vetëm për të plotësuar dëshirën  e Gruevskit.

Pak ditë më parë, ish-kryeministri Gruevski u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit në Maqedoni pas hetimeve për blerjën e një makine “Mercedes-Benz”, me nofkën “Tanku, shumë më tepër nga sa ishte vlera e vërtetë e saj.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto