Templates by BIGtheme NET

“Rama si derrkuci Çufo, gënjen se ia do trupi” – Vasili ironizon kryeministrin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka ironizuar kryeministrin Rama për gënjeshtrat që sipas tij thotë kreu i qeverisë nga mëngjesi në mbrëmje.

Sipas tij, Rama gënjen sepse ashtu si derrkuci Çufo, ia kërkon trupi.

“Kryeministri Çufo i qeverise. Ka pasur nje novele te famshme per femije “Çufo dhe Bubi kaçurrel”. Çufua personazhi kryesor nje genjeshtar i parare kur e pyeten: Çufo pse genjen? Ai u pergjigj me shume sinqeritet : ” Ma do trupi”. Kemi dhe ne nje Çufo ky eshte Edi Rama,qe genjen se ja do trupi,ja do halli,ja do taksirati. Çufo-Rama genje vella genje se zanat tjeter s’ben dot. Genje çufo sic bere per videon e Agron Xhafes qe iku ne burg,genje çufo edhe per djalin e deputetit qe vajti edhe ai ne burg,genje çufo edhe per Taulantin me sa duket ja ke taksur edhe atij burgun qe te heqesh hallin tend. Te vafte mbare zanati çufoooooo…” – shkruan Vasili në “Facebook”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto