Templates by BIGtheme NET

 “Suksesi në jetë” dështon me sukses

Ilir Beqaj, ish-ministri i qindra tenderave të shëndetësisë, ai i famshmi i videos “suksese në jetë”, ka dështuar në mbledhjen e sa më shumë punonjësve të administratës, për të rritur interaktivitetin në faqen e kryeministrit Rama. Një dështim jo nga ata me shumë rëndësi, por me rëndësi të veçantë për socialistët – interaktiviteti në rrjetet sociale.

Duket se porosia e djeshme e Ramës për Beqajn, si sekretari dixhital, nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Numri i komenteve vërtet ka qenë i lartë në publikimin e Ramës në Facebook, ku janë shënuar 446 komente. Por ky numër është shumë i ulët në krahasim me punonjësit e administratës, që u është dërguar mesazhi.

Kujtojmë se sipas të dhënave të INSTAT që i referohen listpagesave të tatimeve, punësimi në sektorin shtetëror ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2005, ku sektori publik numëronte mbi 175 mijë të punësuar. Sigurisht mesazhi i Ramës mund të mos ketë mbërritur tek të gjithë këta, mbi të gjitha tek punonjësit e bashkive të drejtuara nga opozita, por padyshim do ketë qenë më i lartë se 446.

Për më tepër, ky numër komentesh nuk është aq i lartë, por të marrësh parasysh numrin e tyre në transmetimet e mëparshme live të kryeministrit Rama. Më poshtë keni edhe një screenshot, nga transmetimi i Ramës ndërsa ishte i ftuar në emisionin e Sokol Ballës.

 

Një ditë më parë ‘Hashtag.al’ publikoi një mesazh qarkullonte ndër punonjësit e administratës, të cilëve u kërkohej të pregatiteshin për mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që të komentonin dhe bënin share transmetimin live të kryeministrit Rama. Dhe të gjithë këtë aktivitet do ta drejtonte dhe vëzhgonte ish-ministri Beqaj.

“Të hënën ora 10.00, Kryetari Rama do ketë një fjalë në mbledhjen e Grupit. Duhet të organizohemi me të gjithë digjitalet në çdo cep për një shpërndarje sa më të madhe dhe sa më shumë interaktivitet. Interaktivitet nuk do të thotë vetëm 1, por të gjithë (TË GJITHË ) duhet të bëhen pjesë e bashkëbisedimit me komentet përkatëse. Sekretari digjital Beqja do të komunikojë edhe me rrjetin. Do jetë një ushtrim i rëndësishem të shohim ku jemi. Në fund do të kemi një pasqyrë ku jemi sepse do të jetë me supervizim.”, thuhej në mesazhin dërguar punonjësve të administratës.

Në kohën kur Beqaj ishte ministër, përmes një audio-përgjimi, të transmetuar nga emisioni STOP, u mësua se si është shkarkuar me telefon drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, duke i uruar suksese në jetë. Moment që e gjeni në videon e mëposhtme, në minutën 01: 28.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto